back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKomunat me shumicë serbe paralajmërojnë rezistencë për “Trepçën”

Komunat me shumicë serbe paralajmërojnë rezistencë për “Trepçën”

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

“Ata kanë konstatuar se përvec minierave në veri të Kosovës, ku trupi i saj minerar kalon përmes Serbisë qendrore, për serbët po aq të rëndësishme janë edhe minierat e Artanës, Hajvalisë dhe Kishnicës që ndodhet në territorin e komunave të Artanës dhe Graçanicës”, kanë theksuar serbët e mbledhur në veri.
Vendimi për të ardhmen e “Trepçës” nuk mund të merret njëanshëm dhe pa respektuar faktin se kapaciteti më i rëndësishëm i këtij kombinati ndodhet në territorin e komunave me shumicë serbe, është thënë sot në Zveçan, në takimin e përfaqësuesve të komunave veriore dhe përfaqësuesve të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në takimin që është mbajtur në selinë e “Trepçës” në Zveçan kanë marrë pjesë përfaqësuesit e gjashtë komunave me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

“Në këtë takim është konfirmuar uniteti i komunave serbe në mbrojtje të kombinatit xehetaro-metalurgjik”, është thënë në takim.

Sipas tyre, Kombinati “Trepça”, si subjekti më i madh ekonomik në Kosovë, ka domethënie strategjike për qëndrimin dhe prosperitetin e popullit serb në Kosovë.

“Ata kanë konstatuar se përvec minierave në veri të Kosovës, ku trupi i saj minerar kalon përmes Serbisë qendrore, për serbët po aq të rëndësishme janë edhe minierat e Artanës, Hajvalisë dhe Kishnicës që ndodhet në territorin e komunave të Artanës dhe Graçanicës”, kanë theksuar serbët e mbledhur në veri.

Në takim kanë marrë pjesë ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, drejtori i vetëshpallur i “Trepçës”, Jovan Dimkiq dhe përfaqësuesit e komunave të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Graçanicës dhe Artanës.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar shndërrimin e Trepçës në Ndërmarrje Publike, duke refuzuar që ta shesë atë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz