back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportSadikut i vjen një super ofertë

Sadikut i vjen një super ofertë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Pas golit i cili i dhuroi fitoren e parë Shqipërisë në një Kampinat Europian, menjëherë ka filluar interesimi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare Armando Sadikun.

Në drejtim të lojtarit ka mbërritur një ofertë joshëse nga Turqia ndërsa ende nuk bëhet me dije klubi i interesuar për shërbimet e Sadikut i cili po kalon një formë të mirë fizike.

Sipas burimeve të ‘Panorama Sport’ drejtues të klubit turk i kanë ofruar Sadikut një pagë prej 700 mijë eurosh në sezon, e cila mund të quhet ‘faraonike’ për shkak se pak lojtarë të Kombëtares prekin nivele të larta.

E ardhmja e Sadikut pritet të vendoset në Zyrih pasi lojtari është në një kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2018.

Poashtu edhe disa klube italiane kanë shprehur interesim për qendërsulmuesin shqiptar. De Biasi ka deklaruar në konferncë për shtyp, se nëse Sadiku arriti t’u shmaget mbrojtësve francez, Koscienly dhe Rami, ai është i denjë të luaj edhe në Seria A.

Sadiku është në pronësi të klubit të Zurihut që ka rënë Ligën e Dytë dhe presidenti i klubit ka deklaruar se nuk do ta lërë të largohet nga klubi, ngase me golat e tij do të kthehen në Superligën zvicerane.

Të Fundit

Sport

ShowBiz