BallinaLajmeVazhdojn aksionet policore për lirimin e pronave të uzurpuara

Vazhdojn aksionet policore për lirimin e pronave të uzurpuara

Të ngjajshme

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë,...

FSK-ja merr përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar për avancimin e kapaciteteve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Alarm për shëndetin mendor të të rinjve

Një raport i ri paralajmëron se deri në vitin...

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ “Prona 2”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve nga pronat nën menaxhimin e AKP-se që gjenden në komunat e Junikut, Deçanit dhe të Gjakovës.

Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të  zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë.

Gjatë këtij operacioni zyrtarët kompetent kanë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare në pesë (5) lokacione me sipërfaqe 285  hektar, të privatizuar nga AKP-ja vite më parë.

Lidhur me rastin janë intervistuar 8 (tetë) persona të dyshuar, si dhe pritet të intervistohen edhe disa të tjerë të cilëve iu janë dërguar ftesat zyrtare për paraqitje në Polici.

Në operacion kanë marr pjesë hetuesit e  NJHRKEK- Prizren, NJRSH-DRP-Prizren, NJRSH-DRP-Gjakovë,  krim teknika nga DRP-Gjakove dhe DRP- Prizren, një patrullë e policisë nga SP Junik, tre hetues nga DRP Gjakove.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe në konsultim me të  rasti shkon ne procedurë te rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz