back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeIschinger kritikon BE-së për vonesën e vizave për Kosovën

Ischinger kritikon BE-së për vonesën e vizave për Kosovën

Të ngjajshme

Fotografia e Kurtit me Mefail Shkodrën, zëdhënësi Kryeziu i reagon Abelard Tahirit

Vrasja e trefishtë në Gjilan trondit Kosovën, i dyshuari...

Njësitet kufitare parandalojnë kontrabandën me kërpudha

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit...

Parandalohen kontrabanda e 910 kg kërpurdhave në pikën kufitare në Muqivercë

Sot, Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin e 910...

Gjermani: AFD arrin nivelin rekord në sondazhe

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe...

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ish ndërmjetës në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë, ka kritikuar Bashkimin Evropian për vonesën e vizave.

“Kosova ka nevojë, për simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajoni”, tha ai në një intervistë për Deutsche Welle të realizuar nga kryeredaktorja shumëvjeçare e programit shqip të DW-së Adelheid Feilcke.

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ish ndërmjetës në bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë, ka përshëndetur dialogun Serbi – Kosovë. Në një intervistë për DW, Ishinger i ka cilësuar lajm të mirë deklaratat e presidentit Thaçi, i cili është shprehur vazhdimisht pro bisedimeve me Serbinë dhe për kursin evropian të Kosovës.

Ai ka lavdëruar edhe udhëheqësen e palës kosovare në dialog Edita Tahiri. Ishinger ka kritikuar ndërkaq, zhvillimet e fundit në parlamentin e Kosovës ku u përdor dhuna, teksa ka shtuar se kështu deputetët janë marrë me vetëveten.

Diplomati gjerman, gjithashtu ka theksuar se BE-ja duhet të bëjë gjithashtu më shumë për Kosovën dhe të mos e lërë anash. Ai ka apelur tek BE-ja edhe për heqjne e vizave për Kosovën:

“Kosova ka nevojë, për simpati dhe mbështetje nga Bashkimi Evropian. Jo me fjalë e premtime, por të paktën përmes trajtimit të barabartë me shtetet e tjera të rajonit – gjë që duhet të vlejë për qytetarin e Kosovës…Qytetari kosovar pyet, çfarë kemi bërë ne gabim, që ndryshe nga serbët, kundër të cilëve NATO-ja ka zhvilluar madje luftë, nuk mund të hyjmë pa viza në BE. Unë këtë e konsideroj një gabim të madh kapital, që këto trajtime të ndryshme nuk u eleminuan me kohë”, ka deklaruar Ischinger ne intervistë për Dojçe Velen .

Ishinger ka theksuar se në Ballkan vazhdojnë problemet etnike, ekonmike dhe të papunësisë për shkak se atje vazhdojnë të udhëheqin politikë të këqinj.

Ai, mes tejrash tha se pa një paqe të qendrueshëm midis Serbisë dhe Kosovës, rajoni dhe Kosova nuk mund të jenë mirë.

- Advertisement -

Të Fundit