back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePas dyshimeve për varrezë masive, rrethohet oborri i UP’së (Foto)

Pas dyshimeve për varrezë masive, rrethohet oborri i UP’së (Foto)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Dyshimet se në kampusin e Universitetit të Prishtinës mund të ketë varrezë masive të shqiptarëve, që nga koha e luftës, kanë bërë që organet përkatëse të rrethojnë një pjesë të oborrit, mbrapa rektoratit.

Bëhet e ditur se gjatë ditëve në vijim pritet të gërmohet në zonën e rrethuar, për të zbuluar nëse vërtetë aty ka trupa të varrosur, gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu ka treguar, një ditë më parë, se kanë pranuar një dëshmi serioze nga një qytetare, e cila pretendon se ka parë që gjatë luftës të jetë gropuar në atë pjesë, pranë kishës ortodokse në oborrin e UP’së.

“Jo shumë ditë më herët kam pas një thirrje nga një grua, të cilën do ta takoj javën e ardhshme, e cila prej ndërtesës ka pa që në afërsi të kishës do ta tregoj vendin ku dyshon se kanë varrosur njerëz kështu që do ta kontrollojmë”, citohet të ketë thënë Gërxhaliu, në një intervistë. /GazetaExpress/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz