back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeHaradinaj e Limaj: EULEX-it i vazhdohet mandati sepse dështuan institucionet vendore

Haradinaj e Limaj: EULEX-it i vazhdohet mandati sepse dështuan institucionet vendore

Të ngjajshme

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë...

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

​BQK për vitin 2025 parasheh rritje ekonomike prej 4.1%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar...

Lidhur me vazhdimin e mandatit te EULEX-it kanë komentuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir e Limaj.

Që të dy kanë ndarë mendimin se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm pasi që institucionet e Kosovës kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj.

“Unë nuk di si e kanë rinegociuar, por që është i nevojshëm për të ndihmuar. Vetë gjendja që është ne vend po tregon se në çfarë situate jemi”, ka thënë Limaj.

Edhe Haradinaj tha se vazhdimi i misionit të EULEX-it në Kosovë vjen si pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

“Nuk ka ardhë si mision i përhershëm. Mandati i tij ka qenë çdoherë i rinegociueshëm. Para një kohe qëllimi ka qenë me përmbyll, tani është një qëndrim ndryshe – vazhdimi për këtë mandat – kuptohet me kufizime shtesë. Mirëpo e tëra kjo vjen nga dështimi i institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj”, tha i pari i AAK-së.

Haradinaj e Limaj kanë qëndruar në Panairin e Librit në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit