back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeEnver Hasani përballë gjykatës për shkeljet në Kushtetuese

Enver Hasani përballë gjykatës për shkeljet në Kushtetuese

Të ngjajshme

Australia thotë se do ta njohë shtetin palestinez

Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së...

Tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan ende në arrati

Një ditë pas ngjarjes tragjike në mes të ditës...

Mbahet edicioni i 8-të i konferencës së ambasadorëve të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot organizon...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, më 1 korrik do të përballet me akuzat për falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të fillojë gjykimi ndaj tij. Datën e seancës “Koha Ditore” e ka konfirmuar nga avokati Bajram Tmava, i cili mbron të akuzuarin.

“I kemi pranuar ftesat. Gjykata ka caktuar datën 1 korrik”, ka thënë ai.
Këtë të hënë gazeta ka shkruar se gjykata tashmë ka proceduar rastin, pas vendimit të Gjykatës Supreme dhe se do t`ua dërgojë ftesat palëve brenda javës.

Kryetari i gjykatës së shkallës së parë, Hamdi Ibrahimi, ka thënë se kanë vendosur për procedimin e rastit, në të cilin do të procedohet çështja e imunitetit funksional ndaj Hasanit.

- Advertisement -

Të Fundit