back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeVisar Dautaj dhe Ganimete Musliu bëjnë me shtepi një familje në Runik...

Visar Dautaj dhe Ganimete Musliu bëjnë me shtepi një familje në Runik të Skenderajt

Të ngjajshme

​Barduani takon Sorensenin, Oravin e Barbanon në selinë e KFOR-it

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot...

Hulu mbyllet pas disa muajsh

Hulu, një nga shërbimet e para të transmetimit në...

Në dhjetor te vitit 2015 deputetja Musliu kishte marre një iniciative për ta bërë më shtëpi familjen e Fatime Miftari e cila jetonte me dy vajzat e saja në një shtepi pothuajse të rrenuar. Pas diskutimit me shumë donator te mundshem ishte Visar Dautaj ai i cili ju përgjigj pozitivisht kesaj iniciative dhe përkrahu deputeten, transmeton Drenica Press.

Fal kontributit te Visar Dautajt dhe me një angazhim të palodheshem te deputetes e cila u morë me çdo detaj Fatimja me dy vajzat e saj sot jeton në shtepine e re. Fatimes i kishte vdeke burrii  nga infrakti cili ishte ushtar i UCK-së.

Si e vetme me dy vajza po thuajse i kishte humbur shpresat për një jete më të mirë. Fatimja me lot në sy falenderonte të gjithë ata që u angazhuan për te realizuar këtë ënderr te saj. „Edhe nese vdes do vdes e qete me që i bëra vajzat me kulm mbi koke“ tha Fatimja me rastin e pranimit te çelsave.

Deputetja Musliu falenderon Visarin qe edhe per faktin qe kishte dal si 14 vjeqar ne gurbet ai asnjehere nuk ishte shkeputur nga Kosova dhe gjithmone ishte i gatshem te ndihmonte bashkekombasit e tij në nevoje. Visar Dautaj i cili kishte dhuruar 13,400 euro tha se iniciativat si kjo e deputetes duhet mbeshtetur dhe inkurajuar. Uroj qe te kemi sa me pak raste si ky në Kosovë sepse edhe ne Gjermani një nene në këtë moshe me dy vajza të mitura do te t’ia dilte me veshtersi vazhdoj Visari.

Ne perurimin e shtepise moren pjese deputeti Fadil Beka kryetari bashkesise lokale te Runikut Murat Dautaj, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Ismet Salihu, Nenkryetari i Komunes Fadil Nura, Drejtori për Mireqenje Sociale Enver Gashi, punekryersi Idriz Hysenaj dhe te gjithë ata qe Kontribuan në ndertimin e kesaj shtepie. Nenkrytari Fadil Nura  e falenderoj Donatorin dhe deputeten për këtë iniciative për të cilet ndau edhe mirenjohje.

- Advertisement -

Të Fundit