back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë sheshin e Drenasit çdo ditë qindra iftare falas për agjëruesit

Në sheshin e Drenasit çdo ditë qindra iftare falas për agjëruesit

Të ngjajshme

Trump shpërndan artikullin ku Osmani ia jep atij meritat për ndaljen e konfliktit Serbi-Kosovë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë tërë mandatit të tij...

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kanë shpallur zgjedhjet e...

Haaland thyen një rekord të madh në Premierligë

Erling Haaland ka thyer një rekord unik në ligen...

Dita e parë e muajit të Ramazanit do të filloj nesër. Gjatë tërë këtij muaji, besimtarë të shumtë anë e kënd botës do të qëndrojnë pa ngrënë dhe pirë, që nga lindja e diellit dhe deri në perëndim të tij.

Ky muaj ndryshe njihet edhe si muaji i faljes dhe mëshirës, muaji në të cilën filloj shpallja e librit të shenjtë  Kuranit, ku besimtarët e komuniteti myslimanë nëpërmjet agjërimit dhe punëve të mira, synojnë t’i afrohen sa më shumë Zotit.

Për besimtarë të Drenasit, gjatë këtij muaji pritet te ketë edhe aktivitet të ndryshme nga Këshilli i Bashkësisë Islame, dega në Drenas.

Një aktivitet i cili prite të zgjatë gjatë tërë këtij muaji është edhe shtrimi i iftareve, ku çdo ditë do të shtrohen nga 300 deri në 500 iftare në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Jo vetëm banorët e Drenasit, por edhe udhëtarët e ndryshëm të cilët do t’i zë rruga në Drenas, do të kenë mundësi që të bëjnë iftar në sheshin e bukur të qytetit të Drenasit, falë një donator nga Turqia, si dhe bashkëpunimit në mes të Bashkësisë Islame dega në Drenas dhe kryetarit të Komunës së Drenasit.

Drenica Press përmes burimeve të saj mëson se, pothuajse në të gjitha xhamitë e Drenasit është informuar mbi këtë aktivitet, duke i njoftuar besimtarët se këto iftare nuk do të jenë vetëm për njerëzit në nevojë, por për të gjithë banorët e Drenasit, që të jenë sa më të bashkuar në punë të mira jo vetëm në këtë muaj, por gjatë gjithë vitit. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz