back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeVeseli: Trepça, burim i zhvillimit të vendit

Veseli: Trepça, burim i zhvillimit të vendit

Të ngjajshme

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Qendra kombëtare për menaxhimin e kufirit ka bërë përditësimin...

LVV: Enver Haliti kandidon për kryetar të Ferizajt

Sot në Ferizaj është zyrtarizuar kandidatura e Enver Halitit...

​Situatë emergjente në disa zona në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot lidhur me situatën e...

Blerta Deliu thotë se ka acarim raportesh mes Presidencës dhe Qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu,...

Nën organizimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë u mbajt Tryeza e punës “Ecuritë në transformimin e Trepçës”, në të cilën morën pjesë drejtues të tjerë të lartë të institucioneve, Kryeministri Mustafa, ministra, deputetë të Kuvendit, ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të brendshëm lidhur me “Trepçën”, i cili do të mbështetej në disa pika. Fillimisht, theksoi kryetari Veseli, do të duhej të ketë një participim të sektorit privat në Trepçë, pa pjesëmarrje substanciale të të cilit nuk mund të ketë revitalizim të prodhimit, të minerave dhe të metalurgjisë.

“Kujdesi ndaj punëtorëve dhe komunitetit përreth kësaj industrie do të duhej të ishte maksimal.  Këta punëtorë kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja e tyre, jo vetëm për këtë industri. Për më tepër, ata ishin pararendës në çdo iniciativë për lirinë e vendit. Prandaj, ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj këtij procesi. Ndoshta do të duhet konsideruar edhe mundësinë që një pjesë e aksioneve të Trepcës t’u takojnë atyre”, theksoi kreu i Kuvendit.

Veseli shtoi se një kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe mjedisit.

Në vazhdim, ai tha se Trepça është ajo e cila është esploatuar në mënyrë të pamëshirshme.

“Edhe ashtu kreditori me i madh në Trepçë është Qeveria e Kosovës dhe punëtorët e saj. Të tjerat do të duhet trajtuar me kujdesin më të madh, meqenëse kanë qenë në kohë të errëta dhe me shumë dilema të ndërlidhura me regjimin e Milosheviqit. Prandaj, na duhet një ekip më i mirë i ekspertëve ligjorë për ta mbrojtur kauzën tonë. Kështu që, në këtë strategji ne duhet të mendojmë urgjentisht për këtë punë. Në fakt, ndoshta do të duhej të ngrisim padi për dëmet qi i janë shkaktuar Trepçës dhe mjedisit përrreth”, tha kryetari Veseli.

Displaying 2016_06_04_U mbajt Tryeza “Ecuritë në transformimin e Trepçës” (1).JPG

Displaying 2016_06_04_U mbajt Tryeza “Ecuritë në transformimin e Trepçës” (1).JPG

Displaying 2016_06_04_U mbajt Tryeza “Ecuritë në transformimin e Trepçës” (1).JPG

- Advertisement -

Të Fundit