back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBabai i nënkryetarit të Vetëvendosjes ishte bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit

Babai i nënkryetarit të Vetëvendosjes ishte bashkëpunëtor i regjimit të Millosheviqit

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Babai i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, Bardhyl Çaushi, është akuzuar se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Milloshevishit.

I dënuari shumëvjeçar i këtij regjimi, Sabri Novosella, ka deklaruar se babai i nënkryetarit të Vetëvendosjes ka qenë dëshmitar në Gjyqin e Qarkut të Pejës, kundër atij dhe Sinan Stubllës.

Me dëshminë e Bardhyl Çaushit, Novosella ka treguar se është dënuar me 2 (dy) vite burg të rëndë, kurse Sinan Stublla me 8 (tetë) muaj burg gjithashtu të rëndë, me pretekstin për vepër armiqësore kundër Jugosllavisë.

“Pas dëshmisë kundër meje dhe Sinan Stubllës, Bardhyl Qaushin okupatorët sërbosllav e dërguan në Universitetin e Beogradit me bursë të shtetit për ta bërë magjistër, ku më vonë edhe Doktor të Jurispodencës”, ka thënë Sabri Novosella.

Për këtë vepër kriminale në shërbim të okupatorëve sërbosllav, sipas Novosellës, edhe Zekiria Cana kishte shkruar një artikull, ku ky shkrim ishte botuar në Gazetën “RILINDJA” (pas ndalimit të botimit të “RILINDJES” në Prishtinë, ajo botohej në Tiranë).

“Tani djali i Bardhyl Qaushit, Driton Qaushi, në ballë të VV-së (nënkryetar i VV-së) bashkë me Albin Kurtin po luftojnë kundër Amerikës”, ka shkruar Novosella në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz