back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportDrenica mbetet në elitën e futbollit

Drenica mbetet në elitën e futbollit

Të ngjajshme

Skuadra nga Skenderaj, Drenica mbetet në elitën e futbollit. Skenderajasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, e cila u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. Ndeshjet e barazhit si gjithmonë janë me rivalitet të madh, kështu ishte edhe kësaj radhe dhe Drenica me mund të madh siguroi ekzistencën. Drenica si skuadra e nëntë e Raiffeisen Superligës u takua me të katërtin e Ligës së Parë, Dukagjinin. Klinasit ishin të pafat dhe duhet të vazhdojnë garat në Ligën e Parë, ndërsa kuqezinjtë festojnë mbetjen në shoqërinë e më të mirëve. Në minutën e 58-të, Drenica kalon në epërsi falë golit të bukur nga gjuajtja e lirë që e realizoi Hysen Tahirit, por gëzimi qe jetëshkurtër. Në minutën e 63-të, Altin Merlaku barazoi rezultatin (1:1). Shtatë minuta pa përfunduar ballafaqimi (83’) Liridon Syla shënon super gol dhe për fitoren e madhe të Drenicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz