BallinaLajmeThaçi: Të dyja palët e keni keq për islamin ekstrem

Thaçi: Të dyja palët e keni keq për islamin ekstrem

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar që debati për ekstremizimin fetar në Kosovë të mos përdorët e as komercializohet, duke mos u dhënë të drejtë asnjërës palë të përfshirë në debat, shkruan Gazeta Express.

“Kemi pasur opinione se Kosova është shndërruar në tokë të pëlleshme për ISIS. Debati u nda në ata që thanë se kjo është e vërtetë dhe ata që thonë se kjo është rezultat i islamofobisë. Të dy palët gabojnë që debatin e qojnë në këtë drejtim”, ka thënë Presidenti Thaçi në konferencën e pestë “Interfaith”.

“Ajo që dua të them drejtë është, që gabojmë nëse themi se nuk ka njerëz të tillë dhe që nuk e shikojmë vetën në pasqyrë. Ka pasur element që nga Kosova kanë shkuar atje, por ka 7 muaj që nuk ka shkuar askush nga Kosova në këtë të keqe”, ka shtuar tutje presidenti, transmeton Gazeta Express.

Sipas Thaçit, shteti, BIK’u dhe grupet e interesit duhet ti shohin pasojat e gjuhës së urrejtjes, por nuk duhet të lejojnë që agjenda kundër ekstremizmit të shndërrohet në agjenda komerciale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz