Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon aktivitete për tri ditë radhazi me moton: Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë -> Trashëgiminë.
Në kuadër të këtyre aktivitete parashihen të organizohen punëtori me karakter informues dhe edukativ si dhe programe argëtimi për fëmijë.
Historia e Ditës
Konferenca Botërore për mirëqenien e fëmijëve në Gjenevë, Zvicër, shpalli 1 Qershorin si Ditë Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1925. Kjo, ditë është e shënuar zakonisht me fjalime për të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, po ashtu me ngjarje dhe aktivitete të tjera kulturore që përfshihen ose janë të dedikuara për fëmijët.
Dita e Fëmijëve njihet në shumë vende rreth botës, për të nderuar fëmijët globalisht, për të mbrojtur fëmijët që punojnë me orë të gjata në kushte të rrezikshme, si dhe të lejojë të gjithë fëmijët të kenë qasje në arsimim dhe edukim.
Agjenda:
1 qershor 2016
(Sheshi Ibrahim Rugova 10:00-18:00)
Punëtoria 1-Gjurmime të improvizuara arkeologjike
Punetoria 2-Lojërat e gjyshërve tanë
Punëtoria 3-Prezantimi i procesit të konservimit
Punëtoria 4-Prezantimi i kopjeve me veshje për fotografi
Punëtoria 5-Leximi i përrallës mbi trashëgiminë kulturore
Punëtoria 6-Prezantimi i aktivitetit në kontekstin artistik
Punëtoria 7-Modelim me glin-plastelinë rreth trashëgimisë
2 qershor 2016
(Lapidariumi arkeologjik 10:00-18:00)
Punëtoria 1-Gjurmime të improvizuara arkeologjike
Punëtoria 2-Lojrat e gjyshërve tanë
Punëtoria 3-Prezantimi i procesit të konservimit
Punëtoria 4-Prezantimi i kopjeve me veshje për fotografi
Punëtoria 5-Leximi i përrallës mbi trashëgiminë kulturore
Punëtoria 6- Prezantimi i aktivitetit në kontekstin artistik
Punëtoria 7-Modelim me glin-plastelinë rreth trashëgimisë
3 qershor 2016
(Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”)
Program edukativo-arsimor me fëmijë.