back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSkenderaj, Inagurohet objekti i ri i shkollës “Abendin Rexha-Sandokani” në Turiqec

Skenderaj, Inagurohet objekti i ri i shkollës “Abendin Rexha-Sandokani” në Turiqec

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Është inaguruar objekti i ri i shkollës “Abedin Rexha-Sandokani. Ministri Bajrami ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për objektin e ri dhe modern të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës. “Kjo shkollë i edukoi njerëzit që i duhen atdheut, i mësoi nxënësit e saj se si mbrohet atdheun. Kjo shkollë edukoi në frymën e atdhedashurisë edhe Presidentin e Republikës së Kosovës”, tha z Bajrami. Ai më tejë kërkoi përkushtim nga mësimdhënësit në edukimin e brezave të rinj, në ofrim të arsimimit cilësor, gjë të cilën e mundëson edhe ndërtimi i objekteve moderne të shkollave.

Ndërsa Drejtori i Arsimit në Komunën e Skenderajt Bekim Latifi në fjalën e tij tha se ky objekt shkollor është i madh, sepse i madh ka qenë kontributi i Abedin Rexhës dhe i të gjithë atyre që u edukuan në këtë shkollë. Ai i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për objektin e ri që po inagurohet.

Drejtori i shkollës Fadil Beqa në emër të shkollës falenderoi të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e saj, sidomos MASHT-in dhe Komunën e Skenderajt. Ai potencoi faktin se ky objekt i plotëson të gjitha nevojat e shkollës për hapësirë të mësimdhënies në kushte shumë të mira.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz