back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportA do të luaj Mavraj për Kosovën?

A do të luaj Mavraj për Kosovën?

Të ngjajshme

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një...

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Është arrestuar një person një person në fshatin Belincë,...

Dita Botërore e Fotografisë

Çdo vit, më 19 gusht, festohet Dita Botërore e...

Kryeziu: VV të ulet në tavolinë me subjektet e tjera, të negociojë

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu i ka bërë...

Mërgim Mavraj nuk e mendon largimin nga Shqipëria dhe përfaqësimin me Kombëtaren e Kosovës pas përfundimit të kampionatit evropian.

Gjatë një interviste për revistën gjermane “Kicker”, Mavraj konfirmoi se e ndien detyrim moral ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për të vazhduar karrierën me fanellën kuqezi.

Mbrojtësi ndihet optimist për paraqitjen e Kombëtares në Evropian, në një kohë që jep edhe mendimin e tij për favoritët në Grupin A. “Gabimi më i madh i rivalëve është të na nënvlerësojnë. Kemi besim të madh te vetja dhe forca e skuadrës. Po punojmë intensivisht për të luajtur rol parësor në Europian. Franca është favorite në grup, ndërsa Zvicra nuk është më aq e fortë sa ishte me trajnerin Hicfeld”, ka thënë fillimisht Mavraj.

I pyetur për temën e Kombëtares së Kosovës, pas pranimit të kësaj të fundit në UEFA dhe FIFA, Mavraj foli i bindur për zgjedhjen që do të bëjë në vazhdimësi.

“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale, nuk e mendoj aspak afrimin te Kombëtarja e Kosovës. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF-së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë në një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës”, ka përfunduar Mavraj.

Ndërkohë, i njohur si një besimtar i devotshëm i fesë myslimane, së fundmi mbrojtësi nuk ka pranuar të veshë fanellën kuqezi që ka të stampuar reklamën e birrës “Peja”.

Mbrojtësi i Këlnit pret me padurim Evropianin, madje në javën e fundit të Bundesligës kërkoi të pushonte, në mënyrë që t’i shmangej ndonjë dëmtimi. Vitet e fundit, mbrojtësi ka vuajtur problemet fizike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz