back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBERZh organizoi punëtori për kompanitë me mallra të konsumit të gjerë

BERZh organizoi punëtori për kompanitë me mallra të konsumit të gjerë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZh) mbajti punëtori për mënyrat e rritjes së konkurueshmërisë dhe ndërtimin e kapaciteteve eksportuese të kompanive nga Maqedonia për mallra të konsumit të gjerë, bën të ditur Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrësit kanë biseduar për praktikat më të mira ndërkombëtare në industri, trendët tregtar dhe strategjitë për zhvillim të eksportit.

“Jemi të vetëdijshëm që kompanitë kanë nevojë për financim të bizneseve të tyre, por kanë nevojë edhe për njohuri praktike për përmirësimin e funksionimit dhe rritjes. BE dhe BERZh kanë krijuar një program të veçantë për shfrytëzimin e instrumenteve financiare, të themeluar në suaza të Fondit për zhvillim dhe inovacion të ndërmarrjeve. Qëllimi ynë është ta përmirësojmë përgatitjen e bizneseve të vogla për investime, të cilët janë bartës të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor – ka deklaruar udhëheqësi i departamentit për ekonomi pranë Delegacionit të Bashkimit evropian në Maqedoni, Jaromir Leviçek.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë rol të madh në ekonominë e Maqedonisë dhe marrin pjesë me 21,5 për qind në prodhimtari, ndërsa së bashku me sektorin e agrobiznesit kontribuojnë me rreth 10 për qind në BPP.

Përmes projektit për shërbime këshillimore të BERZh, të dedikuar për kompanitë në vend, në afat prej një viti është rritur qarkullimi për rreth 50 për qind, ndërsa produktiviteti ka shënuar rritje prej mbi 50 për qind në mbi 70 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz