BallinaRegjionaleDrenasGjimnazistët e Drenasit më të mirët në Javën e Frankofonisë

Gjimnazistët e Drenasit më të mirët në Javën e Frankofonisë

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Nxënësit nga gjimnazi i Drenasit marrin çmimet kryesore në javën e gjuhës frënge të Frankofonisë.

Në javën e gjuhës frënge dhe të Frankofonisë, që tani më është bërë tradicionale e cila është mbajtur në Teatrin Kombëtar të Prishtinës për nxënësit e shkollave të mesme që mësojnë gjuhën frënge, nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, kanë fituar çmimet kryesore të këtij aktiviteti të zhvilluar nga Ambasada e Francës në Kosovë, transmeton Koha.net.

Në vitin e dytë, që Kosova është pranuar anëtare në Federatën ndërkombëtare të Frankofonisë, kanë marrë pjesë të gjithë nxënësit e Kosovës, të cilët mësojnë në shkollat e tyre gjuhën frënge si lëndë mësimore.

Dymbëdhjetë nxënës të përgatitur nga profesori i gjuhës frënge Rizah Hamza, kanë fituar tri çmime; për skenën më të mirë teatrale (Scene autour des dix mots) me nxënësit, Fjolla Jonuzi, Xhemile Gashi, Vloranda Mulaku, Diellza Berisha, Edona Morina, Fatlume Xhota, Leonita Berisha, Blerta Spahiu, Blerta Brahimi, Arlinda Deliu dhe Rukije Muja.

Për pikturën me të mirë ka fituar nxënësja Leonita Berisha, ndërsa laureate e kategorisë së parë në diktim, ka fituar Ariona Kransiqi.

Po ashtu, dy nxënëse: Fitore Gashi e Diellona Strumcaku, të përgatitura nga profesoresha e gjuhës frënge Servete Gashi, kanë fituar një çmim në recitimin e poemës “La bateau et le capitaine”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz