BallinaDrenica +Drenica SportNura viziton lojtarët e KF Drenicës, luani e fitoni sepse KF Drenica...

Nura viziton lojtarët e KF Drenicës, luani e fitoni sepse KF Drenica e ka vendin në elitën e futbollit (FOTO)

Të ngjajshme

Bashkimi dominon Borën në Prizren dhe kalon në epërsi në seri

KB Bashkimi ka dhënë një përgjigje të fuqishme në...

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Ministrin Francez të Deleguar për Evropën, Haddad

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar...

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra të Drenasit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Për t’i dhënë përkrahje morale lojtarëve të kF Drenicës, sot Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka takuar lojtarët e KF Drenica. “KF Drenica e ka vendin në elitën e futbollit të Kosovës”

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar nga Kryesia e klubit ka takuar në orët e pasditës së sotme lojtarët e KF Drenica para ndeshjes vendimtare që KF Drenica zhvillon të dielen kundër KF Istogut.

Nënkryetari Nura ka kërkuar angazhim maksimal të lojtarëve dhe shtabit teknik para ndeshjes shumë të rëndësishme për mbetje në Superligë. Ai u ka thën futbollistëve se më shumë se kurrë nevojitet angazhim në ndeshjen e radhës pasi kjo ndedhje vendos për të ardhmen e KF Drenicës, transmeton Drenica Press.

Z.Nura u shpreh optimist se klubi do të kalojë këtë sfidë dhe do të vazhdoj garat në Superligën e Kosovës në futboll. “KF Drenica e ka vendin në Superligën e Kosovës, në elitën e futbollit dhe askund tjetër, sepse për këtë kanë investuar mund, djerës, energji dhe financa kohë të gjatë dashamirët e sportit”, tha z. Nura.

Lojtarët dhe shtabi teknik u shprehen të gatshëm për sfidën e radhës dhe të sigurt në fitore.

KF Drenica të dielën luan ndëshjen vendimtare kundër KF Istogut, ndeshje kjo përcaktuese për mbetje të KF Drenicës në Superligën e Kosovës në Futboll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz