back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si vrasës të...

Kush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si vrasës të Enver Malokut dhe plagosjen e Sabri Hamitit

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi për vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxhës e Selman Binishit. Përgjegjësinë ia ka hedhur anëtarëve të Shtabit të UÇK-së. Për këto vrasje Limaj ka folur në Hagë.

Ai ka zbuluar po ashtu se kush e kishte plagosur Sabri Hamitin e kush e kishte vrarë Enver Malokun.

“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu ka thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005.

Por kush është Lutfi Ajazi? Emri i tij përmend edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998 diku në aferësi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Dr. Hafir Shala aso kohe bashkë me dy person tjetër ishte nisur nga Drenica për në Prishtinë për t’u furnizuar me medikamente për UÇK-në. Ai në afërsi të Prishtinës ishte kidnapuar pasi që ishte ndaluar nga forcat policore serbe. Që nga ajo kohe, Dr. Hafiri figuron i zhdukur.

Në një letër dërguar mediave nga Esat Shala familjar i afërt I Dr.Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, përmend emra konkretë që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes s dr.Hafir Shalës.

Ai në këtë letër përmend edhe Lutfi Ajazin, ish inspektor i sigurimit shtetëror serb, pastaj edhe Fadil Syleviqin, tash pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona. Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun. Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr Hafir Shales”, thuhet në letrën e Esat Shalës.

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica.

Të Fundit

Sport

ShowBiz