back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAAK dhe NISMA gati për protestën e sotme

AAK dhe NISMA gati për protestën e sotme

Të ngjajshme

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Franca me kryeministër të ri, paralajmërohen protesta të mëdha

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Emërimi i kryeministrit të ri nxit protesta në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Opozita do të bëhet “e gjallë” sot, kur planifikon të protestojë kundër Qeverisë. Por, do të protestojë e ndarë.

25 marsi ishte data kur opozita përfundimisht kishin ndarë rrugët. Në një konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftuar se protesta e 26 marsit është anuluar.

Nuk u vonua shumë dhe AAK kishte thirrur protestë e vetme.

Partia e Ramush Haradinajt kishte njoftuar se pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës (VV-AAK-NISMA), e paraparë që të mbahej me 26 mars, kishte marrë vendim që protesta të mbahet më 14 maj.

Kësaj thirrje iu bashku edhe Nisma për Kosovën. Këto dy parti janë organizatore të protestës që do të mbahet sot në orën 14:00.

Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz