back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeMision i pamundur i Kadri Veselit

Mision i pamundur i Kadri Veselit

Të ngjajshme

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...

Katër yjet që Chelsea i ka vendosur në shitje

Chelsea po kalon një periudhë me mbingarkesë të dukshme...

Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

“Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia...

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka...

Kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili të shtunën e mori drejtimin e kësaj partie, në fjalimin e tij të së dielës, kur falënderoi të pranishmit dhe qytetarët e vendit, ndër të tjera specifikoi edhe luftimin e korrupsionit, dukuri që sipas tij po e shkatërron të ardhmen e fëmijëve të Kosovës. Me këtë rast, Veseli siguroi se “nuk do të qëndrojmë duarkryq” ndaj këtij fenomeni.

Mirëpo analisti politik, Behlul Beqaj, në një prononcim për KALLXO.com shprehet tejet skeptik rreth asaj se a do t’i konkretizojë premtimet e tij kryetari i ri i PDK-së.

“Shumë personalitete, madje edhe ish-kryetari i PDK-së, tani Presidenti Thaçi, por edhe liderët e partive tjera politike kanë deklaruar se do ta luftojnë seriozisht korrupsionin, mirëpo kjo nuk ka ndodhë. Andaj duke i pasë këto fakte para vetes, unë mendoj se Veseli po tenton ta luajë imazhin e një luftëtari të denjë kundër kësaj dukurie shumë negative në vendin tonë”, thotë Beqaj.

Megjithatë, Beqaj thotë se mund të ndodhë që diçka nga këto premtime të Veselit të jetësohen.

Kurse, analisti Nexhmedin Spahiu tha për KALLXO.com se nuk mund të paragjykojë në lidhje me efikasitetin e kreut të PDK-së në këtë drejtim.

“Meqë deri tani nuk e kemi parë Veselin në post ekzekutiv apo në udhëheqje të një subjekti politik, megjithatë ne tani duhet t’i regjistrojmë ato që i thotë dhe të shohim nëse do t’i përmbushë”, thotë ai. Sipas Spahiut, veprimet e Veselit nuk e kanë karakterin e veprimeve spektakolare sepse “më shumë ai vepron në instanca të brendshme”.

Si shembull ai i merr edhe aksionet e fundit të Policisë dhe Prokurorisë, për të cilat thotë se edhe pse duken si gjëra që po ndodhin natyrshëm në fakt atyre është duke i paraprirë vet ai.

Kadri Veseli ka premtuar se formacioni politik të cilin e drejton nuk do të rrijë duarkryq sa i përket korrupsionit, i cili, sipas tij, po e shkatërron të ardhmen e fëmijëve të Kosovës.

Para se ta merrte timonin e PDK-së, Veseli ka qenë zëvendëskryetar i kësaj partie. Ndërsa, për pak muaj edhe ushtrues detyre i kryetarit.

- Advertisement -

Të Fundit