back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeHaradinaj: Kufiri me Malin e Zi është në Çakorr, kryeministri dhe ministrat...

Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi është në Çakorr, kryeministri dhe ministrat e tij po gënjejnë

Të ngjajshme

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të korrigjohet, në të kundërtën asnjëherë nuk do të ketë ratifikim.

Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj tha se tashmë dihet se kufiri është në Çakorr, dhe se kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e tij po gënjejnë.

Haradinaj tha se nëse ndodhë e kundërta kjo qeveri do të marrë përgjegjësi për këtë.

“ ’Kadal beg se ka hendek’ por në këtë temë kanë me u ngul keq nëse do të vazhdojnë me këtë insistim”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me shenjëzimin e kufirit por qeveria sipas tij duhet ta pranojnë gabimin që kanë bërë.

Haradinaj po ashtu tha se Qeveria nuk duhet që për një gabim të tyre ta rrezikojnë liberalizimin e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur edhe për protestën e 14 majit, mos pajtimet me Vetëvendosjen, si dhe për aksionet e sotme të Policisë së Kosovës.

Haradinaj është pyetur edhe për takimin e përfolur me presidentin Hashi m Thaçi, dje, gjatë organizimit të një ndeje nga zyra e BE-së me rastin e ardhjes në Kosovë të kryediplomates Federica Mogherini.

Të Fundit

Sport

ShowBiz