back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportThaçi takon Vokrrin, ka një kërkesë gjigante

Thaçi takon Vokrrin, ka një kërkesë gjigante

Të ngjajshme

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka uruar presidentin Vokrri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, duke shprehur bindjen edhe për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

“Unë dëshiroj të falënderoj edhe një herë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendën e futbollit kosovar, por edhe më gjerë, Fadil Vokrrin, për punën e tij të jashtëzakonshme që ka bërë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, dhe mbetem me besim të plotë për anëtarësim të shpejt edhe në FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, sa më shpejt duhet të fillohet me ndërtimin e një stadiumi të ri në kryeqytet, në mënyrë që të krijohen kushte evropiane për talentët kosovarë.

Sipas tij, ndërtimi i një stadiumi është interes nacional dhe për këtë tashmë ekziston një mbështetje dhe konsensus politik dhe mbarëshoqëror.

“Duhet filluar me ndërtimin e stadiumit të ri, edhe nga ana ime, kjo përkrahje do të rritet çdo ditë e më shumë. E di se ekziston një konsensus i plotë i të gjithëve në Kosovë për ndërtimin e këtij stadiumi”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në emër të bashkëpunëtorëve, të gjitha klubeve, futbollistëve, gjyqtarëve, personelit teknik dhe administratës, ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë FFK-së në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

“Ju premtoj se ne asnjëherë nuk do të ndalemi. Krahas përpjekjeve të Qeverisë dhe të institucioneve të vendit, që po e potencoj prapë kanë qenë krah i fortë, dhe falë ndihmës së tyre edhe më lehtë e kemi tejkaluar këtë rrugë të vështirë. Edhe njëherë ju falënderoj dhe ju dëshiroj sukses në punën tuaj”, ka shtuar Vokrri.

Në fund, Vokrri ia ka dhuruar presidentit Thaçi një top të futbollit me nënshkrim të tij, i cili mban datën e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz