back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmePa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Pa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Të ngjajshme

Klopp s’e përjashton mundësinë të kthehet te Liverpooli

Jurgen Klopp së fundi u shfaq në podkastin “Diary...

Një tribunal që ka humbur rrugën

Shkruan: Daniel Serwer Dje kalova 40 minutat e mia të...

Pornografia, ndikimi tek adoleshentët dhe të rriturit

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë Në kohën...
Komisioni Evropian ka rekomanduar sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa, këtë të drejtë qytetarët e Kosovës pritet ta gëzojnë pas tre muajve.

Këtë e ka bërë të ditur komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet që i janë drejtuar gjatë konferencës për media, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, mirëpo nuk besohet se kjo do të zgjatë më shumë se tre muaj.

“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndajë këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tani është në përgjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Evropian që të vendosin me shumicë të kualifikuar. Por është një procedur që mund të zgjasë 2 muaj e gjysmë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktuara duhet të bëhen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thënë ai.

Pra, në bazë të kësaj, qytetarët e Kosovës, pritet që nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz