back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaSportReal-Neymar, lajme të reja

Real-Neymar, lajme të reja

Të ngjajshme

Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani,...

Cilat janë përfitimet e ushtrimeve fizike jashtë në të ftohtë?

Me temperaturat e ulëta të këtij janari, tundimi për...

Po i ndjek hapat e babait, djali i Marcelos nënshkruan kontratën e parë me Realin

Dinastia e Marcelos në futboll do të vazhdojë. Kjo për...

Nis auditimi për barnat, MSh furnizon komunat vetëm 35%

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në kuadër të zbatimit...

Djali i Maldinit zyrtarizohet te Lazio

Daniele Maldini, djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini...

Në 2013-tën Neymar Jr, refuzoi një ofertë faraonike nga Reali i Madridit për të firmosur me Barcelonën, duke zgjedhur skuadrën blaugrana si opsionin më të mirë për të vijuar karrierën.

Por edhe pse kanë kaluar tre vite nga ai refuzim, te Reali i Madridit nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi brazilian dhe do të bëjnë gjithcka për të bërë të tyrin 24-vjecarin, edhe pse në këto momente t’i shkëputësh Neymar-in, Barcelonës ngjason më shumë me një mision të pamundur.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez vazhdon mbetet i fiksuar mbas Neymar dhe sipas gazetës, El Confidencial është gati të bëjë një cmenduri financiare për të transferuar në kryeqytetin spanjoll, kapitenin e Selecaos, shkruan SuperSport. Kjo e përditshme ka zbuluar se gjatë muajve të kaluar ka patur një takim të dyfishtë mes numërit 1 të Realit dhe babait të Neymar që është njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit.

Ideja e Perez është të bindë të atin e 24-vjecarit që Neymar Jr të transferohet në Santiago Bernabeu. Takimi i parë mes palëve ka ndodhur në Madrid në muajin Dhjetor, ndërsa i dyti në Zurich gjatë mbrëmjes gala të Topit të Artë. Sipas El Confidencial, Florentino Perez në bisedat që ka patur me babain e Neymar i ka bërë të qartë këtij të fundit se do ta mbulonte me ar djalin e tij vetëm e vetëm që ylli brazilian ta vazhdonte karrierën te Reali i Madridit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz