BallinaA ka rrezik nga sulmet terroriste në Kosovë?

A ka rrezik nga sulmet terroriste në Kosovë?

Të ngjajshme

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO dhe BE, synim strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në...

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka...

Zyrtare: Eder Militao e humb Kupën e Botës 2026

Eder Militao pritet të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e...

Ka ditë prej se disa shtete të BE-së kanë shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste në Paris. Mirëpo të njëjtin alarm nuk e kanë bërë edhe shtetet e tyre fqinje.

Megjithatë, Kosova është alarmuar nga rreziku që vjen nga terrorizimi, madje janë bërë edhe rekomandime që të shmangen tubimet publike, aktivitetet sportive dhe klubet e natës, raporton KTV, transmeton Koha.net.

Por ky veprim duket i çuditshëm, pasi vetëm para pak ditësh vetë ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, tha se nuk ekziston asnjë rrezik imanent.

Ish-anëtari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Burim Ramadani, e cilëson skandaloz dërgimin e mesazhit për rrezikun nga sulmet terroriste.
Ramadani e sheh të arsyeshme rritjen e masave të sigurisë, porse thotë se me ketë mënyrë vetëm sa po bëhet panik.

Shpallja e një alarmi të tillë për rrezikun nga terrorizimi po shihet nga opozita si tendencë për t’i frikësuar qytetarët për të mos marrë pjesë në protestën e së shtunës. Për dallim prej Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka porositur bashkëqytetarët që të mos frikohen dhe t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz