BallinaMustafa: Për demarkacionin do të vendosin ekspertët, jo politikanët

Mustafa: Për demarkacionin do të vendosin ekspertët, jo politikanët

Të ngjajshme

Çka i ndodhi? Egla poston foto nga spitali …

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Egla...

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot...

Maqedonci: Anëtarësimi në NATO dhe BE, synim strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në...

AGK mirëpret ndalimin e të dyshuarit për kërcënimin ndaj gazetarit Betim Musliu

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka...

Zyrtare: Eder Militao e humb Kupën e Botës 2026

Eder Militao pritet të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e...

Kryeministri Isa Mustafa, i ka thënë të martën se për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të vendosin politikanët, por ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

“Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, do të zgjidhet me ekspertizë profesionale vendore dhe ndërkombëtare. I kam kërkuar Bashkimit Evropian që të sjell në Kosovë ekspertë të fushës dhe të njëjtën do ta kërkoj edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Në këtë proces do të përfshihen edhe përfaqësuesit e Qeverisë, opozitës dhe ekspertët vendorë. Mali i Zi është një vend mik i Kosovës që nuk ka pretendime territoriale ndaj vendit tonë, ashtu siç nuk kemi as ne pretendime ndaj tyre”, ka thënë Mustafa një deklaratë ekskluzive për Indeksonline.

Ai ka shtuar se paqartësitë që janë krijuar në opinion do të zgjidhen nëpërmes fjalës që do ta thonë ekspertët dhe nëpërmes debatit politik në Kuvend, sepse vetëm aty mund të adresohen shqetësimet e të gjitha subjekteve politike dhe përfaqësuesve të popullit.

“Qeveria është e hapur të sqaroj çdo pretendim, por vetëm mbi baza profesionale dhe jo mbi baza politike. Shënimi i kufirit me Malin e Zi është i rëndësishëm për Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave, dhe integrimeve evropiane, ndërkaq, për Malin e Zi për procesin e anëtarësimit në NATO. Mali i Zi e ka përkrahur vendin tonë në të gjitha proceset e ndërtimit të shtetit tonë sovran dhe të pavarur, dhe në proceset e integrimeve evropiane dhe integrimeve botërore”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është faktor i rëndësishëm i sigurisë, paqes në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri e ka ftuar opozitën që të reflektoj ndaj kësaj qasje të Qeverisë dhe t’i kthehet angazhimit të saj institucional. /

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz