BallinaBislimi - Zhbogarit: Sundimi i ligjit nuk nënkupton marrje të direktivave nga...

Bislimi – Zhbogarit: Sundimi i ligjit nuk nënkupton marrje të direktivave nga diplomatë të jashtëm

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, i është kundërpërgjigjur përfaqësuesit të BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, teksa ky i fundit i kishte kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata nuk po e zbatojnë ligjin, derisa nuk po i përgjigjen thirrjeve të prokurorisë.

E Bislimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sundim i ligjit nënkupton udhëheqje në bazë të dispozitave ligjore, e jo direktivave të diplomatëve të huaj.

Bislimi ka shtuar se deputetët e VV-së, nuk i kanë penguar hetimet e prokurorisë, por se sipas tij, deputetët e VV-së, kanë refuzuar të bëhen siç ka thënë ai “partner i prokurorëve të Isës kundër vetëvetës”.

Kështu shkruan Bislimi në Facebook

Si pergjigje: Sundimi i ligjit nenkupton udheheqje ne baze te dispozitave ligjore dhe jo direktivave te diplomateve nga jashte. Sundim i ligjit nenkupton qe prokuroria nuk mund te detyroje aske e me se paku deputetet qe te shkojne ne biseda informative, nese ata nuk duan. Asnjeri prej deputeteve te “ftuar” ne prokurori” nuk i ka penguar hetimet, vetem se ka deklaruar se nuk do behet partner i prokuroreve te Ises kunder vetvetes. Kunderpytje per Zhbogarin: Si e interpreton sundimin e ligjit nje diplomat i nivelit te tij, qe vie ketu e na tregon se ke duhet ta punesojme ne ministri e ke ta largojme, cka te votojme, kur dhe si te votojme?