BallinaQeveria synon t’i procedojë projektet strategjike pa tender

Qeveria synon t’i procedojë projektet strategjike pa tender

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...
Nëse Telekomi i Kosovës dhe “Vala” do të dalin sërish në shitje, blerësi nuk do të kërkohet përmes tenderit.
Qeveria e Kosovës do të futë kapitalin privat në këtë aset shtetëror, duke hyrë në negociata të drejtpërdrejta me kompani me renome botërore në sektorin e telekomunikacionit.
Njëjtë do të veprohet edhe për projektet e tjera strategjike në sektorin e energjisë apo edhe në atë të minierave dhe mineraleve. Hyrjen në negociata të drejtpërdrejta me kompani botërore për projekte strategjike Qeverisë ia mundëson një ligj i cili është hartuar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, shkruan sot “Koha ditore”.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Qeveria e tij është duke e përgatitur një ligj të ri që e lejon atë të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me partnerë strategjikë.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se drafti i parë i këtij ligji për procedimin e projekteve strategjike pa tender publik është bërë nga ministria që ajo drejton.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz