Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore ka të caktuara Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, meqë tani jemi në sezonën pranverore, dhe ka lëvizje më të shtuara të mjeteve bujqësore në rrugë, kërkohet një kujdes më i shtuar i pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vet drejtuesit e mjeteve bujqësore, që ti respektojnë rregullat e trafikut dhe shmangies së pasigurisë në trafik.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
RAPORTI 24 ORËSH I PK-së
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Gumnasell, Lipjan 12.04.2015-22:45. Si rezultat i punës së njësiteve policore, raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K-shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një armë TT prodhim YU tre fishekë të kal.7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet ,rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Akllap, Lipjan 12.04.2015-14:20. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar (i mitur) derisa ishte i ulur në rimorkion e traktorin të cilin e drejtonte një i afërm i tij, është rrëzuar dhe i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Rr. Mulla Idrizi ,Gjilan 04.02.2015-00:00-07:00.Raportohet se më datën 12.04.2015 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit kanë vjedhur në market “Diana” pronë e ankuesit mashkull K-shqiptar. Të dyshuarit kanë vjedhur 64 pako cigare të ndryshme ,dy kamera ,një telefon mobil ,një shtëpizë kompjuteri një llap top ,një portofol një DVD . Të njëjtit gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën e cekur më lartë ,me vendim të prokurorit janë kontrolluar edhe dy lokacione ku banojnë të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale një portofol një tastatur një orë dore. Të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E VETURËS – E GJETUR
Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj 11.04.2015-23:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij. Pas një pune hetimore të suksesëshme, njësiti Policor ka arrit qe ta gjej dhe konfiskoj veturën e raportuar si te vjedhur. Po ashtu ka arrit që të arrestojë edhe personin e dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim te Prokurorit pas intervistimit është dërguar ne mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Hani i Elezit 12.04.2015-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendit të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ZJARRVËNIJE
Brezovicë 11.04.2015-22:30. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshi vetura Range Rover, pronë e viktimës femër K/Shqiptare. Njësitet përkatëse kane dalë ne vendin e ngjarjes , ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e demit te shkaktuar është e lartë . Nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Sojevë, Ferizaj 12.04.2015-10:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke rinovuar një shtëpi të vjetër, nën tjegulla kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për te raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.04.2015-08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, e po ashtu edhe ku mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Lloqan, Pejë 12.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë dega Deçan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Fsh. Devë, Gjakovë 12.04.2015-07:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur stalla e mbushur me ushqim dhe dy lopë. Njësitë përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vend-ngjarje. Përveç dëmeve materiale në vlerë prej 5000€ nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për te raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për te raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për te raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për te raportuar
STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale |
001 |
Aksidente me të lënduar |
009 |
Aksidente pa të lënduar |
031 |
Tiketa trafiku të shqiptuara |
793 |
Arrestime |
006 |
Në mbajtje |
005 |
- Advertisement -