back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaUncategorizedTurqi –Kur’ani kumbon pas 85 vjet në kupolën e Shën Sofisë

Turqi –Kur’ani kumbon pas 85 vjet në kupolën e Shën Sofisë

Të ngjajshme

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...
Për herë të parë pas 85 vitesh në muzeun e Shën Sofisë në Stamboll janë kënduar ajete kuranore në kuadër të ceremonisë për hapjen e një ekspozite me punime të shquara të kaligrafisë.
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) me rastin e festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed bashkoi artdashësit me ekspozitën “Ashk-ı Nebi Ayasofya”, ku u prezantuan vepra të ndryshme e të rralla nga arti i kaligrafisë.
Në këtë ekspozitë morën pjesë Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi Mehmet Gormez, Nënsekretari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit Ahmet Haluk Dursun, Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin dhe shumë të ftuar të tjerë.
Hapja e programit nisi me leximin e Kur’anit nga imami ligjërues i xhamisë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara, dhe kjo cilësohet se është hera e parë pas 85 vjetësh që lexohet Kur’an në pjesën e brendshme të muzeut të Shën Sofisë në Stamboll.

Të Fundit

Sport

ShowBiz