back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaMediat boshnjake: Arkani është gjallë

Mediat boshnjake: Arkani është gjallë

Të ngjajshme

Mateo vë në siklet Mirin: Do e lije bashkëshorten për Selin?

Një debat i fortë ka shpërthyer gjatë ditës së...

Deliu-Kodra fajëson VV-në “për zgjedhjet e jashtëzakonshme”

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...

Pak ditë pasi u bë nënë, Agnesa Vuthaj publikon foto të reja (Foto)

Ish- miss Kosova, Agnesa Vuthaj ditë më parë është...

Mediat boshnjake shkruajnë se krimineli famëkeq serb, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, është gjallë dhe shëndoshë “si topi” dhe se së fundi është parë në Tajlandë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, këngëtaren Ceca.

Këto media përkujtojnë edhe ditën e varrimit të kriminelit, ku Ceca nuk lejoi askënd ta shikojë trupin e pajetë të kriminelit Arkan, por edhe deklaratën e djalit të tij, Velkos, i cili ditë më parë kishte thënë publikisht se “babai im është gjallë dhe shëndosh”.

“Ai më dërgoi dhuratë për datëlindje”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në mënyrë natyrale rrjedhin pyetjet se pse Ceca pas gjithë këtyre viteve nuk është martuar sërish, pse nuk është cekur ndonjë i dashur i saj, dhe se pse gjithmonë shoqërohet me miqtë e burrit të saj të ndjerë.

Si dëshmi vendimtare, mediat boshnjake cekin fotografitë e këngëtares Ceca, e cila vazhdimisht publikon imazhe nga pushimet, ndërsa kurrë nuk shihet qartazi mashkulli që e shoqëron në ato momente./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz