back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaZbulohen detaje të reja të Samsung Galaxy S6

Zbulohen detaje të reja të Samsung Galaxy S6

Të ngjajshme

Një grua rrahet në mes të rrugës në Iran pasi nuk kishte vënë shaminë (VIDEO)

Një video tronditëse e publikuar nga aktivistja iraniane Masih...

Grenell: Thaçi është peng i Speciales – akuzat janë çmenduri politike, duhet të dëgjoni Edi Ramën

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump,...

Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737

Pas disa viteve të studimit, përkushtimit dhe fluturimeve testuese,...
Tashmë nuk është më sekret se smartfoni i ardhshëm i Samsung do të ketë një përbërje ndryshe nga versionet e serisë Galaxy që kjo kompani ka hedhur në treg deri më sot.
Duke filluar nga Galaxy Alpha verën e shkuar, më pas duke vazhduar me Galaxy Note 4 dhe Note Edge, Samsung po i përkushtohet një dizajni të ri për smartfonin e ardhshëm Galaxy i cili do të jetë një pjesën më të madhe prej metali. Ditët e fundit janë shfaqur disa imazhe të reja të këtij dizajni në uebin Nowhere Else.detaje smasung
Ndërkohë që vërtetësia e imazheve nuk mund të konfirmohet, në të shfaqet një kasë tërësisht metalike gri me logon e Samsung, raporton PCW.
Në kasë duken edhe prerjet që përkojnë me vendin e kamerës. Ky imazh të sjell ndër mend disa nga pajisjet e HTC me trup alumini. Ky cilësohet si një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë Samsung e cila tradicionalisht ka preferuar të sjellë në treg smartfonë me trup plastik. Dizajni i ri metalik do të ndihmojë gjithashtu diferencimin e S6 nga smartfonët e tjerë. /balkanweb/
- Advertisement -

Të Fundit