Për shumë vite, kompania Apple duket se i është larguar një stilolapsi që mund të përdoret në produkte teknologjike dhe ajo akoma nuk ka hedhur në treg një tillë edhe pse zotëron shumë patenta të këtij produkti.
Së fundmi Apple ka blerë një patentë të re, por ajo çka e bën këtë patentë kaq interesante është fakti se stilolapsi mund të shkruajë në çdo lloj sipërfaqe. Pra ai dixhitalizon atë që ju shkruani pavarësisht nga sipërfaqja.
Me të mund të shkruash në letër, në dërrasë apo në ekrane me prekje. Acelometri dhe sensorët 3D që kjo pajisje përmban gjurmojnë lëvizjet e saj. Acelometri gjithashtu mund të tregojë nëse stilolapsi është duke shkruar apo jo. Ndërkohë sensorët e lëvizjes 3D, masin dhe gjurmojnë lëvizjet e tij në ajër.
Kjo pajisje inteligjente është gjithashtu e aftë të transmetojë atë që ju shkruani në një sipërfaqe çfarëdo, në iPad-in apo iPhone-in tuaj në kohë reale. Mësuesit, studentët dhe biznesmenët mund ta përdorin fare mirë këtë pajisje gjatë një prezantimi live në një dërrasë dhe më pas ta ruajnë atë që kanë shkruar në tabletën e tyre.
Edhe pse stilolapsa të tjerë si Livescribe 3 ofrojnë funksionalitet të ngjashëm, ata zakonisht janë të limituar për përdorim vetëm në një apo dy sipërfaqe. Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për një patentë, kështu që ekziston mundësia që Apple mos ta sjellë kurrë në realitet këtë stilolaps inteligjent. /PCWorld Albanian/