back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme90-vjeçarja nga Gjakova shërohet plotësisht nga koronavirusi

90-vjeçarja nga Gjakova shërohet plotësisht nga koronavirusi

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Në komunën e Gjakovës një grua 90-vjeçare ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se një grua e moshuar ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një 90-vjeçare e cila ka arritur që ta mposhtë këtë betejë.

Kolaj po ashtu ka treguar se në këtë komunë janë gjithsej 16 qytetarë prekur me koronavirus, ku 11 prej tyre kanë arritur të shërohen ndërkaq një pacient ka vdekur.

“Në Komunën e Gjakovës deri tani kemi 16 qytetar që kanë rezultuar pozitive me Covid 19, fatmirësisht të shëruar në këto momente i kemi 11 nga këta pacient, fatkeqësisht një paciente ka humbur jetën dhe 4 pacient pozitivë me Covid 19 janë duke u shëruar dhe gjendja tyre paraqitet stabile. Ne si Komunë e Gjakovës kemi marrë të gjitha masat në lidhje me pandemin dhe gjendja në përgjithësi është e qetë dhe që disa dite nuk kemi raste të reja si Covid 19 pozitive. Pacientja e fundit që është shëruar është një e moshuar 90 vjeçare”, ka shkruar Kolaj.

Në nivel vendi janë 823 persona të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz