9 persona lëndohen në një aksident trafiku te “Kroi i Mbretit”
BILLI

Lexo edheLladrovci: Emërimi i Irfete Spahiut si inspektore gjenerale në FSK ja shton vlerën të kaluarës dhe të ardhmes tonë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës në fshatin Koreticë e Epërme në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme)” ka thënë Krasniqi
Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë aksident trafiku janë përfshirë 4 vetura dhe 9 persona kanë pësuar lëndime.

Lexo edheLladrovci: Emërimi i Irfete Spahiut si inspektore gjenerale në FSK ja shton vlerën të kaluarës dhe të ardhmes tonë
“Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lajmëruar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit” ka thënë Krasniqi.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Shqip.com