600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje
03·

Në rast të vizitës në Gazivodë pa leje, Kosova kishte përgatitur forca të shumta policore për t’u marrë me Vuçiqin.
Burimet i kanë thënë KTV-së se 600 pjesëtarë të policisë, të forcave speciale janë urdhëruar të jenë ne gjendje gatishmërie prej orës 23:00 të së premtes.
Por, pas lejimit të vizitës nga ana e MPJ-së, urdhri për policinë është anuluar.

Lexo edheNënkryetari i AAK’së: Territoret nuk ndërrohen me mirëkuptim, por me luftë
Vendimi ishte marrë më herët gjatë ditës gjatë një takimi të drejtorit të policisë, Reshat Qalaj me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.














