Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Katër nga këto raste ishin në rajonin e Prishtinës, një në Kaçanik dhe një tjetër në Prizren.
Shumë nga viktimat në këto raste kanë pranuar tretman mjekësor.
- Prishtinë / 07.09.2025 – 12:30.Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Podujevë / 27.08.2025 – 21:00.Më 17.09.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
- Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
- Fushë Kosovë / 07.09.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË
Kaçanik / 07.09.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses femër kosovare dhe i ka shkaktuar lëndime. Ankueses i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren / 07.09.2025 – 21:30. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është duke përjetuar dhunë psikike dhe fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin pas intervistimit të palëve është informuar prokurori me urdhrin e të cilit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/