BallinaLajme6 milionë euro në vit për Devollët nga monopoli i homologimit (dokument)

6 milionë euro në vit për Devollët nga monopoli i homologimit (dokument)

Të ngjajshme

Skenar i pabesueshëm: Si mundet që 50% e tabelës së Premierligës të kualifikohet në Evropë?

Është shfaqur një skenar i pabesueshëm, kundër çdo pritshmërie,...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes rithekson se “armëpushimi nuk ka përfunduar”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, këmbënguli se “armëpushimi...

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Më datë 1 korrik 2019 skadon kontrata që i siguron kompanisë EuroLab shpk monopolin e homologimit dhe mbikëqyrjes së kontrollimit teknik, raporton EkonomiaSot.

Për shkak të monopolit që mban kompania EuroLab shpk, pronë e familjes Devolli, qytetarët e Kosovës paguajnë më së shtrenjti në Evropë për homologim të veturave. Madje, kosovarët detyrohen të paguajnë për homologim edhe të veturave të reja.

Por sa në fakt është shuma që u zhvatet qytetarëve nga kjo kompani?

EkonomiaSot ka siguruar një kopje të pasqyrës së të hyrave nga e cila mund të shihet se për vitin 2017 kjo kompani ka përfituar 6 milionë e 144 mijë euro nga shoferët kosovarë.

Fitimi neto për kompaninë për këtë vit ka qenë rreth 4 milionë euro, gjë që përkthehet në një marzhë fitimi prej afro 70%.

Për një biznes në kushte normale, një normë fitimi kaq e lartë do të ishte e paimagjinueshme. Mirëpo operimi si monopol, pa konkurrencë, dhe duke detyruar kosovarët të paguajnë çmimin më të lartë në Evropë, i mundëson kompanisë EuroLab të arrijë një marzhë fitimi kaq të lartë, që nuk arrihet as edhe në bizneset më të suksesshme të botës.

Në lidhje me monopolin e homologimit, shefja e zyrës së BE-së në Kosove, Nataliya Apostolova gjatë ditës së djeshme u ishte drejtuar anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, me kërkesë që deputetët të bëjnë presion mbi Qeverinë që të mos nënshkruaj vazhdimin e kësaj kontrate edhe për 10 vite tjera.

EkonomiaSot dje ka raportuar se Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tashmë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit për kompaninë EuroLab.

Sipas Apostolovës, ajo ishte takuar edhe me Kryeministrin Haradinaj e edhe me Ministrin Pal Lekaj, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e kishte siguruar që kontrata nuk vazhdohet. /EkonomiaSot

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz