back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme53 milionëshi për Bechtelin, Prokuroria Speciale interviston disa dëshmitarë

53 milionëshi për Bechtelin, Prokuroria Speciale interviston disa dëshmitarë

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Prokuroria Speciale e Kosovës  ka intervistuar një numër të madh dëshmitarësh  në lidhje me zbardhjen e përgjegjësve që i shkaktuan 53 milion euro dëm buxhetit të Kosovës pas dështimit për të përmbushur obligimet ndaj kompanisë “Bechtel-Enka”, e cila ndërtoi Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Zyrtarë të kësaj prokurorie, kanë bërë të ditur për Arbresh.info se deri tash një numër i madh dëshmitarësh janë intervistuar lidhur me këtë rast. Mirëpo, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje rreth personave të intervistuar.

“Hetimet janë në zhvillim e sipër, deri më tani janë dëgjuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve, si dhe jemi duke punuar në mënyrë intensive në këtë rast”, ka thënë për arbresh.info, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Ai, po ashtu  kanë thënë se është herët që të zbulohen detajet tjera lidhur më këtë rast.

“Është herët që të zbulohen detajet tjera lidhur më këtë rast”, ka thënë Lutfiu.

Por, lidhur me këtë ministri i Infrastrukturës, në detyrë Pal Lekaj, edhe njëherë ia kishte vënë fajin ish-ministrit, Lutfi Zharku, për 53 milionë euro që duhet t’i paguhen kompanisë “Bechtel & Enka” nga buxheti i shtetit.

Lekaj, pati thënë se lidhur me vendimi ne qeverisë për aneks-kontratën me “Bechtel & Enka” për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, bëri të ditur se shuma e pajtuar e zgjatjes së afatit do të jetë 45 milionë euro pa llogaritur edhe TVSH.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz