BallinaLajme53% e mësuesve shqiptarë përdorin Inteligjencën Artificiale në përgatitjen e orëve mësimore

53% e mësuesve shqiptarë përdorin Inteligjencën Artificiale në përgatitjen e orëve mësimore

Të ngjajshme

Ska pushim në futbollin kosovar, sot dy ndeshje nga Liga e Parë

Pavarësish pushimeve ndërkombëtare, në Kosovë nuk ndalen ndeshjet futbollistike. Sot...

Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin...

Agjenti i yllit të Cityt në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka përfituar shumë nga tregu i lojtarëve të...

Shqipëria renditet ndër vendet me përdorimin më të lartë të inteligjencës artificiale në arsim.

Sipas TALIS 2024, të publikuar nga OECD, 53.2% e mësuesve shqiptarë deklarojnë se përdorin IA në punën e tyre, nga përgatitja e orëve mësimore, krijimi i materialeve didaktike deri te përmbledhja e informacionit.

Ky numër e vendos Shqipërinë përpara shumë vendeve evropiane, duke treguar një qasje më të shpejtë dhe më të hapur ndaj teknologjisë në shkolla, shkruan Euronews.al.

Në Malta, Rumania, Çekia dhe Polonia, përdorimi është rreth 45–46%. Ndërkohë, në rajon, Kosova dhe Maqedonia e Veriut paraqesin shifra rreth 42–43%, ndërsa vende nordike si Norvegjia regjistrojnë rreth 40%.

Ky krahasim tregon se, ndërsa IA po hyn gjithnjë e më shumë në mësimdhënie në Evropë, Shqipëria aktualisht mban ritmin më të lartë të adoptimit.

Mësuesit raportojnë se IA u kursen kohë, i ndihmon të sistemojnë leksionet dhe të adaptojnë përmbajtjen për nxënës të niveleve të ndryshme.

Raporti thekson se shifra e lartë duhet shoqëruar me trajnime, udhëzime dhe investim në infrastrukturë, që teknologjia të mos mbetet thjesht mjet ndihmës, por të përkthehet në mësim më cilësor dhe rezultate më të mira për nxënësit.

Shifra 53.2% është një tregues i fortë se Shqipëria po ecën shpejt drejt klasës digjitale, por mbetet në pikëpyetje nëse ky ndryshim po rrit realisht cilësinë e mësimdhënies.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz