back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturë500 studentë në punë praktike në institucionet nacionale të kulturës

500 studentë në punë praktike në institucionet nacionale të kulturës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për angazhimin e studentëve në punë praktike, nëpërmjet të cilit siguron punë praktike me pagesë për studentët e pesë fakulteteve: Fakulteti Filozofik, Fakultetit i Filologjisë, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Edukimit, dhe Fakultetit i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala u shpreh ky bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës është shumë i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit konkretizohet vullneti që institucionet e kulturës të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me Universitetin e Prishtinës.

Po ashtu, Shala shtoi se përfshirja e studentëve në punën e ministrisë dhe të institucioneve nacionale, është rruga dhe mundësia më e mirë për studentët e këtij universiteti dhe zhvillimin e tyre profesional.

Veç tjerash, ministri Shala u shpreh se viti i parë është menduar që të jetë si vit testimi dhe pastaj do të shihen mundësinë që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe po ashtu numri i studentëve të rritet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema e falënderoi ministrin Shala për këtë bashkëpunim të rëndësishëm, dhe u shpreh se angazhimi i studentëve për punë praktike nëpër institucione të ndryshme është synim i Universitetit të Prishtinës.

Ky memorandum do të hyjë në fuqi me 1 janar 2017, ndërsa praktika do të jetë me pagesë, nga 15 deri në 18 euro në ditë. Sipas memorandumit, një studentë do të ketë të drejtë që brenda javës të punojë dy ditë pune ose praktike, ndërsa periudha e angazhimit në punë praktike zgjat tre muaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz