Anuar Rakla është një djalosh 5 vjeçar mitrovicas i cili është diagnostifkuar me kancer, shkruan “Jepi zë”.
Shuma e të hollave që nevojitet për trajtimin e sëmundjes së tij në Turqi është bërë edhe më e vështirë të sigurohet nga familja, pasi babai i tij, nga i cili familja ka burimin e të ardhurave financiare, ka ndërprerë punën për të qenë pranë të birit në spitalin në Turqi.
Ndjeshmërisë së rastit i bashkangjitet edhe fakti i dhimbshëm se nëse nuk sigurohen mjetet brenda 3 javësh, vogëlushi mund të vdesë.
Shuma e nevojshme është 40,000£. Që terapia mos t’i ndërpritet, Anuarit i nevojiten 20.000£ deri më 20 nëntor ndërsa gjysma tjetër më 20 dhjetor.
Familja e tij lut të gjithë njerëzit dhe bashkëqytetarët e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.
Ky është linku përmes të cilit mund të dhurohen të holla online: