back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajme5 gjyqtarëve të Kushtetueses u skadon mandati më 2027, rrezikohet kuorumi

5 gjyqtarëve të Kushtetueses u skadon mandati më 2027, rrezikohet kuorumi

Të ngjajshme

Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, vjen përgjigjeja nga Vedat Muriqi

Skuadra e Barcelonës sot ka krahasuar Robert Lewandowskin me...

Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për hapjen...

Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës së Preshevës

Në WashingtonDC, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip...

Vendimet e saj ishin përcaktuese në daljen nga kriza e pafundme politike të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmerisë së ligjeve me të, aktualisht ka 7 gjyqtarë që marrin vendime.

Por 5 prej kanë mandat vetëm deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, zëvendësi i tij Safet Hoxha dhe gjyqtarët Bajram Ljatifi, Radomir Laban e Remzije Istrefi Peci, janë dekretuar më 9 gusht 2018 dhe mandati i tyre është 9 vjecar.

Ndërkohë që Enver Peci si gjyqtar i kësaj gjykate kishte ardhur në dhjetor të 2022 e Jeton Bytyqi gjatë 2024.

Në një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe janë ofruar këto të dhëna thuhet se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë gjyqtarët e rinj, Gjykata nuk do të ketë mundësi të marrë vendime.

“Në rast të dështimit të zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues nga Kuvendi i Kosovës sipas afateve të parashikuara, Gjykata mund të humb kuorumin për vendimmarrje në gusht të vitit 2027, kur edhe skadon mandati i (5) pesë gjyqtarëve aktualisht në detyrë”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, procedura për emërimin e gjyqtarit të ri, fillon të paktën tre (3) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të gjyqtarit paraprak, por kryetari i Kushtetueses duhet të e njoftoj Kuvendin gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit.

Por, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se Kuvendi fillimisht duhet të zgjedhë 2 gjyqtarët që nuk arritën të zgjidhen vite më parë e pastaj të nisin procedurat për të tjerët.

“Gjykata Kushtetuese aktualisht është në mungesë të dy gjytqarëve të zgjedhur dhe për këtë arsye ndër veprimet e para të Kuvendit të Kosovës është zgjedhja e dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe që procesi në rastin konkret bazuar në Kushtetutën dhe ligjin për gjykatën Kushtetuese duhet të jetë një proces i drejtë dhe të mos vijnë persona që janë politikisht të përfshirë dhe që janë profesionist”, u shpreh hulumtues i IKD-së, Gëzim Shala.

Gjyqtarët e Kushtetueses, shpesh kanë qenë cak i kritikave nga ana e partisë në pushtet, për shkak të rrëzimit të ligjeve, duke i shpallur të kundërligjshme.

Kushtetuesja, përbëhet nga 9 anëtarë, por 2 nga ta ende nuk kanë arritur të zgjidhen, meqë nuk morën votat e mjaftueshme të deputetëve kur u hodhën në votim në Kuvend./RTVDukagjini/

Të Fundit

Sport

ShowBiz