BallinaLajme46 vjeçari ngritet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës...

46 vjeçari ngritet në këmbë të veta pas 21 vjetëve falë recepturës së Hetem Ramadanit |FOTO/VIDEO

Të ngjajshme

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se procesi...

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Sokol Murataj, 46 vjeçari nga Shqipëria, është shembulli më i mirë i asaj se nuk ka asgjë të pamundur në këtë botë.

Historia e jetës së tij përpos që është e dhimbshme, është edhe shumë inspiruese për të gjithë njerëzit.

Kishte qenë vetëm 25 vjeçar kur më 5 gusht 1997 kishte pësuar aksident komunikacioni dhe kishte mbetur me dëmtime në shtyllën kurrizore, të cilat e kishin lënë atë të palëvizshëm.

Nga ai moment është dashur të mësonte pothuajse gjithçka nga e para – duke filluar nga përdorimi i karrocës, jetesa me karrocën, ambienti më i përshtatur në shtëpi, në shkollë, punë etj.

Ndonëse ai është njohur me Hetem Ramadanin përmes kurseve të meditimit para disa viteve, ai me recepturën e tij ka filluar vetëm para tre muajve.

Përveç recepturës së Hetem Ramadanit, para pak kohe Sokol Murataj kishte filluar edhe ushtrimet intensive fizioterapeutike.

Nuk shkoi shumë me kombinimin e këtyre dyjave – pra ushtrimeve dhe recepturës së Hetemit – dhe ai arriti që të ngrihej në këmbë për herë të parë pas 21 vjetëve, ndjesi vërtet e mrekullueshme për të, shkruan Telegrafi.

Nga ajo ditë Sokoli vetëm ka shënuar progres, ndërkaq tani çdo ditë ngrihet në këmbë dhe bën ushtrime të ecjes.

Sokoli thotë se përderisa mjekët vendorë e ndërkombëtarë e kishin mësuar atë si ta përdorte karrocën, Hetem Ramadani e ka mësuar atë si të ecë përsëri!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz