Detaje të reja kanë dalë për 43-vjeçarin nga Kavaja që humbi jetën, pasi ishte i infektuar me COVID-19.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 43-vjeçari para se të diagnostikohej me COVID-19, shkoi tek berberi për t’u qethur dhe dyshohet se ka infektuar edhe këtë të fundit.
Berberi ka tre ditë që është me temperaturë. Nuk dihet nëse berberit i është marrë tamponi, por përgjatë javës së shkuar, ka pasur kontakt me dhjetra klientë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 43-vjeçari nga Kavaja është pronari i një hoteli.