4 persona të lënduar në aksident trafiku në Skenderaj pak para iftarit, dërgohen urgjen në Spital
01

Lexo edheDeputetët e Kuvendit që mbajnë Ramazan (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth 19:30 në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Polac.
Rasti e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Si paojë e aksidentit lëndime kanë pësuar persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësore në QKMF në Skenderaj, ku më pastaj janë transferuar për në Spitalin Rajonal të Mitrovicë”, thotë Zahiti.
Lexo edheDeputetët e Kuvendit që mbajnë Ramazan (Foto)
Ai bënë të ditur se shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të njërit automjet, i cili ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës dhe për pasojë e ka goditur veturën tjetër