BallinaLajme30 ditë paraburgim ndaj inspektorit që u kap me 12 mijë euro...

30 ditë paraburgim ndaj inspektorit që u kap me 12 mijë euro në dorë

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër inspektorit Gafurr Rexha për shkak se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 29.09.2020 deri më datën 29.10.2020.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri G.R ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe mund të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, si dhe do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitar dhe në të dëmtuarin”, njofton komunikata e Gjykatës Themelore në Prishtinë përcjell Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz