BallinaLajme3 raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës – arrestohen...

3 raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës – arrestohen dy gra

Të ngjajshme

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohë në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Të njëjtat, bën të ditur policia, kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Në raport, PK bën të ditur se nga rastet janë arrestuar dy femra, ku njëra nga to është dërguar në mbajtje, kurse tjetra, është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i PK’së:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë 03.04.2026 – 01:59. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka shqetësuar dhe kanosur viktimën mashkull kosovar, i cili kishte urdhër mbrojtje nga gjykata. Me urdhër ë prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  03.04.2026 – 09:00. Është arrestuar e  dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje,  e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. 

Obiliq 03.04.2026 – 20:00. Pas një mosmarrëveshje në familje, janë përfshirë në rast, e dyshuara femër dhe i dyshuari mashkull kosovar (babë e vajzë). Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe  pas intervistimit  me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz